Shtyrja e datës për seancën konstituive, deputeti i LDK-së i reagon presidenti Thaçi

Shtyrja e datës për seancën konstituive, deputeti i LDK-së i reagon presidenti Thaçi

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli e ka kritikuar presidentin Thaçi për vendimin e shtyrjes së datës të konstituimit të Kuvendit.

Avdyli ka thënë se nuk është hera e parë që gabon Thaçi, dhe se për këtë ai duhet të ikë.

“Presidenti e paska shtyrë konstituimin e Kuvendit nga data 24 ne 26 dhjetor, për shkak se me 24 dhjetor është festa e Krishtlindjes e ai nuk paska ditë. Kjo për mua mbetet një lloj i fyerjes i qytetarëve të Kosovës, jo vetëm të atyre të besimit katolik.”

“Këtij burrit Brojës i duhet një këshilltarë për ti treguar datat e emrat e festave fetare sepse nuk është hera parë që ky gabon. E këshilla kryesore për të do ishte ik prej aty se moti të ka dalë koha e boja, se sje për atë vend”, shkruan Avdyli në reagim.