“Shtyrja e negociatave, forcon nacionalizmin”

“Shtyrja e negociatave, forcon nacionalizmin”

Vonesa në bisedimet e pranimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vetëm sa do të forcojë forcat nacionaliste dhe paqëndrueshmërinë e rajonit ballkanik, deklaroi sot ish-kryeministri grek, Aleksis Cipras, në samitin e Brukselit.

Aleksis Cipras gjithashtu theksoi se forcat politike përparimtare duhet të bëjnë presion për një rivlerësim të Traktatit të Dublinit mbi një bazë të drejtë, në mënyrë që Turqia të mund të presë refugjatët sipas Marrëveshjes së Menaxhimit të Krizës së Refugjatëve të vitit 2016 me BE./GazetaInsajderi/