Shtyu një grua drejt vetëvrasjes, arrestohet i dyshuari në Istog

Shtyu një grua drejt vetëvrasjes, arrestohet i dyshuari në Istog

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Istog, meqë dyshohet se ka shtyrë deri në vetëvrasje një grua, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Siç bëhet e ditur, kjo e fundit kishte pirë preparate kimike, ndërsa rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 09:30 në mëngjes.

“Istog 02.08.2020 – 09:30. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa viktima femër K-Shqiptare është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta kishte pirë preparate kimike. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/