Ka ndërruar jetë mjeshtri i valles shqiptare, Besim Zekthi. Ai u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare.
Shuhet në moshën 84-vjeçare mjeshtri i valles popullore shqiptare, Besim Zekthi. Artisti Besim Zekthi humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në shtëpinë e tij në Tiranë, njofton Insajderi.
Artisti Besim Zekthi gjatë krijimtarisë së tij ka dhënë kontribut, si kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare dhe si solist i shkëlqyer.
Ajo që do të mbahet mend nga karriere artistike e Besim Zekthit është “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria”, ku për këtë të fundit është vlerësuar me “Gjerdanin e Artë” të vendit tonë në festivalin e Dijon në Francë në 1970. Për kontributin e tij ta vyer në kulturën shqiptare mban titujt “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”. /Insajderi.com