Shukri Buja: Iu bashkova Nismës pasi PDK m’i mbylli të gjitha shtigjet

Shukri Buja: Iu bashkova Nismës pasi PDK m’i mbylli të gjitha shtigjet

Tashmë ish-anëtari i PDK-së, Shukri Buja, i cili deri sot ka qenë edhe anëtar i Këshillit Drejtues të kësa partie, i është bashkuar Nismës për Kosovën.

Buja ka thënë se bashkimi me Nismën erdhi pasi ish-partia e tij, PDK, ia mbylli të gjitha shtigjet.

“Iu bashkova Nismës për Kosovën pasi PDK m’i mbylli të gjitha shtigjet”, ka thënë ai gjatë një konference për media.

Ai ka thënë se nuk ka qenë e lehtë që të vendosë për t’iu bashkuar Nismës, pas një kohe shumë të gjatë të veprimit në PDK.

Por, sipas tij, ai u është bashkuar shokëve të veprimit të paraluftës dhe të pasluftës.

“Nuk ka qenë e lehtë për mua të vendosi, por i janë bashkuar shokëve të veprimit të paraluftës dhe të pasluftës”, ka shtuar më tej ai.

Kurse lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, nuk sheh asnjë problem për koalicionin PAN pas kalimit të Bujës në këtë parti.

“Nuk shoh asnjë problem. Buja është kthyer në shtëpinë e vetë”, ka thënë Limaj./Insajderi.com