Më shumë se 200 kravata i dorëzohen sot kryeministrit

Më shumë se 200 kravata i dorëzohen sot kryeministrit

Sot mbahet një aksion simbolik ‘humanitar’ me moton “Kryeministër na po vim met ndihmu”, ku njerëz ‘të vullnetit të mirë’ do të shkojnë t’i dërgojnë kravatat kryeministrit, i cili ia ka rritur pagën vetes qindpërqind, e që tani e merr 2950 euro.

Në një emision televiziv Haradinaj ka thënë se duhet të blejë këmisha dhe kravata dhe si kryeministër nuk mund të dal gjithqysh.

Protesta fillon në ora 12:00 dhe mbahet para Qeverisë së Kosovës, ku do t’i dërgohen kryeministrit më shumë se 200 kravata.