Mbi 60 persona të vdekur nga zjarri në Portugali

Mbi 60 persona të vdekur nga zjarri në Portugali

Një zjarr pylli i tmerrshëm në qendër të Portugalisë shkatërroi shumë shtëpi dhe la më shumë se 60 persona të vdekur, shumica e tyre ishin në automobilat e tyre përderisa kalonin nga ajo pjesë, ka njoftuar qeveria portugeze.

Kryeministri Antonio Costa e përshkroi zjarrin si “tragjedinë më të keqe që kemi që kemi parë vitet e fundit për jetët e njerëzve”.

Portugalia ka deklaruar tri ditë zie kombëtare për viktimat.

Sipas raportimeve më shumë se 62 persona vdiqën duke u përpjekur të iknin nga zona e Pedrogao Grande, 50 km në juglindje të Coimbra me makinat e tyre, apo edhe në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu, disa zjarrfikës janë në mesin e 59 të lënduarve.

Media në Portugali raportojnë se zjarri nuk është nën kontroll, pavarësisht se janë 600 zjarrfikës që punojnë për ta shuar atë. /Insajderi.com