Shumë vite nën hetime, si humbën 30% e provave në hetimin e 2011-së për patentë shoferë

Shumë vite nën hetime, si humbën 30% e provave në hetimin e 2011-së për patentë shoferë

Në Prokurorinë Publike Komunale të Prishtinës, mbledhja e provave në rastin e hetimeve për patentë shoferë kishte nisur me 3 tetor 2011. Ekipi i hetuesve policor i përbërë prej Valdete Gubetinës, Naim Berishës, Skënder Masufit dhe Nexhmedin Grajqevcit, kishin bastisur shtypshkronjën e vëllait të gruas së ministrit Fehmi Mujota, Armend Ademi-“Master Print” dhe kishin sekuestruar një sërë materialesh të cilat janë tash e një kohë në duar të Prokurorisë.

Dokumentet e siguruara nga InDoks për atë hetim tregojnë që edhe në atë kohë shuma e ryshfetit për kalimin e testiti niste nga vlera 400 euro. Hetuesit në atë se qarkullimi financiar i grupit kriminal që merrej me dhënien e lejeve të vozitjes me ryshfet shkonte deri në mbi 50 mijë euro në muaj.

Ky rast u zvarrit për shumë vite duke u ndërruar nga një prokuror në tjetrin, derisa për publikun zhurmët e tij humbin në vitin 2014 kur dosja iu nda Prokurorit Feti Tunuzliu. Në atë vit ai e kishte pranuar që as që ka nisur ndonjë procedurë në atë lëndë e cili i kishte shkuar në zyrën e tij edhe ma faro 100 lëndë tjera korrupsioni.

Te kjo aferë e madhe korrupsioni ai kishte vërejtur që në fillim që nga tre folldera provash që duhej të ishin sipas regjistrit, atij i kishin shkuar vetëm dy.  Ai nuk kishte arritur ta sqaronte se ku ishin mbetur mbi 30% e provave.

InDoks në këtë episod do të hulumtoi krimin me patentë shoferë. Hetimet e shtetit mbi të, që jo rrallë dinë të stërkeqën nga ndërhyrjet. Dhe pasojat në njerëz që ky krim mund të shkaktojë./ Insajderi.com