Shumica tenton të trafikojë deputetë të opozitës

Shumica tenton të trafikojë deputetë të opozitës

I mënjëhershëm ka qenë reagimi i koalicionit opozitar shqiptar në Maqedoninë e veriut Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

“E përkujtojmë Bujar Osmanin se Kuvendi në çdo shtet demokratik është i  autorizuar ta shpreh vullnetin e popullit, si dhe sjelljen e ligjeve më të mira për t`i përfaqësuar interesat e qytetarëve.

E rikujtojmë edhe për etimologjinë e fjalës prej foljes “parler” që do të thotë “vendi ku flitet”, ndërsa Qeveria Juaj mundohet në vazhdimësi ti mbyll gojën opozitës shqiptare dhe ta hesht atë për çështjet sublime dhe humane, siç është ajo e shtetësisë, të cilën Ju si subjekt politik asnjëherë se keni ngritur për 20 vite”, thuhet në reagim, përcjell Insajderi.

Më tej nga ky koalicion theksojnë se lojërat politike i bën Qeveria , e cila mundohet në çdo mënyrë të trafikoj deputet të opozitës, sepse nuk është në gjendje të ekzistojë më këtë shumicë parlamentare.

“Ne kemi dëshmuar konstruktivitetin tonë kur është fjala për ligjet për të mirën e përgjithshme të qytetarëve, por atëherë kur ju tregoheni arrogantë ndaj kërkesave tona legjitime dhe te natyrshme, atëherë e kemi patjetër tu demaskojmë nga fuqia juaj politike, e cila e përbëhet nga  një shumicë parlamentare që nuk ri dot në këmbët e veta”, thuhet në reagimin e koalicionit opozitar shqiptar në Maqedoninë e veriut Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. /Insajderi.com