fbpx

Shyhrete Behluli nuk hesht më, ka një përgjigje për motrat Mustafa

Shyhrete Behluli nuk hesht më, ka një përgjigje për motrat Mustafa

‘Mollë sherri’ në mes këngëtareve Shyhrete Behluli dhe Motrave Mustafa ka qenë pikërisht kënga për nënën ku këto të fundit po akuzojnë se ideja e tyre është vjedhur.

“I tregova se jam takuar me Ilir Beranin, dhe i thash që gjithmonë kam dashur ta bëjë një këngë për nënën, pasi ajo ka sakrifikuar shumë për ne. I tregova që do ta xhirojmë pas vitit të Ri, dikur nga shkurti apo marsi. Veç kur e pashë që në të njëjtën kohë që na kishim me lansu thuaja këngën, e pashë që Shyhretja e kishte bërë të njëjtën këngë, të njëjtën temë, nënën e kishte nxjerrë në klip. Nuk është fjala te kënga por është ai zhgënjimi njerëzor që merr, pasi unë nuk e kisha prit që një kolege kur ty të tregon që e ka një projekt për ta bërë dhe e bën për vete, nuk është më ai respekti kolegial, sepse nuk është në pyetje kënga, pasi ato kanë drejtë të gjithë mi këndu, e edhe Shyhretja. Jam zhgënjyer pak, është normale, pasi ne jemi treguar të sinqerta”, tha javë më parë njëra nga motrat, Sahide Mustafa.

Ndërsa për emisionin Prive, Shyhrete Behluli ka thyer heshtjen ndaj gjithë këtyre aludimeve.

“I njohë vetëm si motrat Mustafa, dhe asgjë më shumë”, tha shkurt, Shyhrete Behluli.