Si asnjëherë më parë, Noizy përlotet në skenë: Për të arritur këtu sot…

Si asnjëherë më parë, Noizy përlotet në skenë: Për të arritur këtu sot…

Noizy është një nga reperët më të dashur për publikun shqiptar. Gjithmonë kemi parë anën e tij më të fortë, por së fundmi ai ka treguar se është edhe i ndjeshëm.

Për herë të parë ai është përlotur në publik. Në profilin e tij në “Instagram”, Noizy ka postuar një foto ku shfaqet me mikrofon në dorë, me siguri pas ndonjë performance në skenë.

Kjo nuk është ndonjë gjë e re, por vëmendjen e fansave e mori fakti se reperi duket se po qan në këtë foto.

“Shumë lot dhe djersë për të arritur këtu sot”, shkruan Noizy krahas fotos, ku ndjekësit e shumtë i shkruajnë se e meriton famën dhe gjithçka ka arritur deri tani.

Gjithashtu me këtë pozë dhe fjalë, reperi ka treguar se rruga e tij drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë, por ka patur edhe vuajtje dhe mund.