Si do bëhet Vettingu në Kosovë? – Ky është plani i Qeverisë Kurti

Si do bëhet Vettingu në Kosovë? – Ky është plani i Qeverisë Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në zgjedhjet e 6 tetorit, ka hyrë me premtimin se do e ngris sistemin e drejtësisë dhe do bëjë vetting për institucionet që sipas tij, janë të kapura nga politika.

Ai në planin e tij qeverisës, ka paraparë Procesin e Vettingut, si mekanizëm i vlerësimit. Në vetting do të futen Gjykatat, Prokuroria, Policia, Agjencia Kosovare e Inteligjencës, Dogana, Inspektorati Policor dhe Njësia e Inteligjencës Financiare, transmeton Gazeta Online Insajderi.

Tutje, në plan thuhet se procesi i Vettingut do të mbështetet edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

“Disa nga synimet dhe veprimet e Qeverisë nëpërmjet procesit të vettingut janë: pathyeshmëria e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial dhe ruajtja e intengritetit gjyqësor, kontrolli i pavarur dhe i vazhdushëm i integriteit përmes themelimit të një njësie të veçantë dhe të pavarur; rekrutimi, ngritja në detyrë dhe transferimi i gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës të bazuar në profesionalizëm; si dhe forcimi i kritereve për kontroll të integritetit”, thuhet në këtë plan qeverisës.

Hapin e parë drejt Vettingut, e ka bërë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo tashmë e ka themeluar një grup punes të ekspertëve të pavarur, që do e bëjnë skenarin e reformës së Vettingut për sistemin e drejtësisë.

Anëtarë të grupit janë votuar, Qerim Qerimi si kryesues, Avni Puka, Visar Morina, Arbëresha Loxha, Ehat Miftaraj, Adriana Qosaj-Mustafa, Arton Demhasaj, Kreshnik Gashi dhe Kujtim Kërveshi./Insajderi.com/