Virgil Van Dijk është pyetur për Leo Messin, pas kualifikimit të Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Qendërmbrojtësi holandez, përballë do të ketë lojtarin që konsiderohet si më i mirë në botë, në përballjet gjysmëfinale, shkruan Insporti.
Mbrojtësi i të kuqve, pas fitores 1:4 në udhëtim te Porto, tha se Messi është lojtari më i mirë në botë.
“Mendoj se Messi është lojtari më i mirë në botë”, tha Van Dijku pas ndeshjes.
“Si do ta ndalësh Messin?” – ishte pyetja e gazetarit drejt 27-vjeçarit.
“Nuk e di, do të shohim”, ishte reagimi i Van Dijkut.
Ndeshjet e para gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen më 30 prill dhe 1 maj, ndërsa ato të kthimit pas një jave, më 7 e 8 maj.
Takimi i parë Barcelona – Liverpool do të zhvillohet në ‘Camp Nou’, kurse ai i kthimit në ‘Anfield’. /Insporti.com