Si e humbi mandatin për deputet Labinot Tahiri, nga 17 mijë vota mbeti jashtë Kuvendit

Si e humbi mandatin për deputet Labinot Tahiri, nga 17 mijë vota mbeti jashtë Kuvendit

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga koalicioni AAK-PSD, Labinot Tahiri, nuk ka arritur të marrë vota të mjaftueshme për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Tahiri ka pretenduar  që dikush ia lëkundi atij pozitën në politikë. Labinot Tahiri ka edhe një përgjigje se si u bë që nga 17 mijë vota në mandatin e kaluar tash rrezikon që të mos e kaloj as pragun minimal për të hyrë në kuvend.

“ Është e pa logjikshme për ata që i njohin zgjedhje nuk ka arsye që popullate të ndëshkojë në atë masë kur nuk kam qenë as person i korruptuar dhe as nuk kam punuar me tendera as nuk e kam keqpërdor paranë publike, ka keqpërdorime të thella”, ka thënë Tahiri për InDoks.

Tahiri  ka shtuar se qytetarë kanë besuar që do të merr një shumicë votash, po ai ka thënë se garës nuk i ka hyrë për të marrë vota.

“ Gjatë gjithe kohës njerëzit kanë aluduar se do të kem shumë vota nuk kam hy në garë për të marrë vota por si të kalojë në deputet të përgjithshëm për t’i kryer punë qytetarëve po kur e kuptuam rezultatin, nuk jam marrë me komosioner, por dikush është fajtor”, ka shtuar  Tahiri.

Ish-deputeti në zgjedhjet e 2017 kishte marrë rreth 17 mijë vota kurse me 6 tetor humbi besimin e qytetarëve të Kosovës për një mandat të dytë në Kuvend.

Janë vetëm disa prej pyetjeve që marrin përgjigje në këtë dokumentar të InDoks. Flasin nga drejtuesit kryesor të zgjedhjeve e deri tek njerëzit që e shohin vetën viktima të manipulimit të votës. Sillen para polikut edhe dokumente të pa para më herët. Është një dokumentar për luftën e pistë të kandidatëve për deputetë që për ironi ata vijnë në Kuvend për të bërë shtet ligjor, por del që një pjesë e tyre e marrin këtë pozitë përmes krimit\InsajderiInDoks