Si e përfshiu Loredana edhe vëllain e dytë në skemën e mashtrimeve

Si e përfshiu Loredana edhe vëllain e dytë në skemën e mashtrimeve

Reperja Loredana Zefi është arrestuar dje në Zvicër në bazë të një akuze për vjedhjen e 900 mijë frangave. Ajo, thuhet se ua ka vjedhur 700 mijë franga një çifti nga Valais, duke mashtruar, ndërrim të identitetit dhe në fund edhe i kishte kërcënuar. Ndërkohë, Zyra e Prokurorit publik në Lucern tashmë ka nisur hetimet për mashtrim ndaj Loredana Zefit.

Një hulumtim të bërë nga media zvicerane 20.minuten.ch, për vjedhjen që dyshohet se e ka bërë Loredana Zefi bashkë me vëllain e saj, Beratin, në Zvicër, tregohen detaje të këtij rasti, kërcënimet që Loredana ua ka bërë çiftit nga të cilët dyshohet se i ka vjedhur paratë.

Policia kantonale e Luzernit dje në mbrëmje e ka arrestuar reperen Loredana Zefi, e cila është nga Ferizaj. Ajo u arrestua në një apartament në qytetin e Lucernit dhe shtëpia e saj u bastis.

Gazeta zvicerane, emrin e vërtetë të vëllait të Loredanës (Bekimit) e ka mbuluar me emrin Berat, për arsye të mbrojtjes së identitetit. Gjithashtu, emrin e vëllait tjetër (Arsim) të përfshirë të saj, e kanë mbrojtur me emrin Agon. Këta emra nuk janë origjinalë dhe janë të mbrojtur nga gazeta.

Në pjesën e parë të shkrimit u bënë të ditura format e mashtrimit, kërcënimet që çifti i mori nga Loredana dhe ndërrimet e identiteteve që i bëri ajo dhe vëllai i saj.

Vëllai Agron (emër i ndryshuar nga gazeta)

Në maj të citit 2018, Lorendana Zefi ishte shtatzënë. Ajo i kishte thënë Petras se nuk mund t’i ndihmonte për t’ia kthyer paratë, pasi kjo e fundit kërkoi që t’i ktheheshin të gjitha. Loredana e referoi Petran tek një prej vëllezërve të saj, Agoni (emri i ndryshuar nga gazeta).

Maj dhe qershor të 2018, Loredana Zefi i tha Petras të shkojë në Lucern që t’i merrte paratë.

Petra madje u orientua nga Loredana se në cilat hotele duhej të flinte. Hotelet ishin të rezervuara paraprakisht në emër të tyre, shkruan gazeta Express.

“Isha në Radisson Blue, Hotel Astoria dhe në Bellevue”, tha Petra.

Por, kur Petra donte të shkonte në shtëpi, Loredana e ndalonte, duke e gënjyer se do t’i marrë paratë.  Loredana e urdhëroi që t’i bindej urdhrave të saj, përndryshe, e kërcënonte se Petra do të kishte probleme dhe do të humbiste gjithçka.

“Loredana fliste shumë bindshëm, më frikësonte”, tha Petra.

Pas tre javësh qëndrimi nën presion, Petra tregoi se u kthye në shtëpi, por edhe njëherë, pa para, Gazeta Express.

Pas kësaj përvojë traumatike, Petra Z., u shemb. Falë mbështetjes së të afërmve në Valais, ajo përsëri mbledhë forcat dhe vendosi ta paraqesë Loredanën dhe Beratin në polici.

Paditë – Korrik 2018

Petra Z., ka paraqitur ankesa kundër Loredanës dhe Beratit në korrik të 2018 në polici në Brig. Petra, e akuzon Loredanën për mashtrim, zhvatje, detyrim dhe kërcënim.

Ndër të tjera, Loredana Zefi mund të dënohet për mashtrime. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme i pasuron të tjerët duke mashtruar, dikush përballet me burgim deri në pesë vjet, ose siç shkruan minimalja, dënim me gjobë.

Petra Z, e ka vetëm një dëshirë: “Nëse Lori i kthen paratë tona dhe unë ua kthej borxhet familjarëve dhe miqve, do të gjej paqen”.

SI E PËRFSHIU LOREDANA EDHE VËLLAIN E DYTË NË SKEMËN E MASHTRIMEVE