Si është të jetosh në një shtëpi 37 metra katrorë?

Si është të jetosh në një shtëpi 37 metra katrorë?

Anju Abraham u zhvendos në një shtëpi 37 metra katrorë në Uashinton dy vjet më parë dhe që atëherë ka zbatuar mijëra truqe të zgjuara të dizajnit në hapësirën e saj të vogël, shkruan Insider, transmeton Insajderi.

“Ashtu si shumë qytete të mëdha, mund të jetë goxha sfiduese për të gjetur një apartament”, tha Abrahami për. ” Kështu që ngazëlleva kur gjeta këtë hapësirë, edhe nëse do të thoshte të jetoja pa disa komoditete si pjatalarëse apo kondicioner”.

Abraham tha se ajo ka kuptuar se një dizajn natyral, luksoz është ideal për stilin dhe hapësirën e saj të vogël.

“Apartamenti është zbukuruar me një bazë të bardhë dhe me disa detaje ngjyrë ari”, tha ajo.

Që kur u zhvendos në apartamentin e saj në studio, Abrahami ka kuptuar se mobilet me funksione të dyfishta i shërbejnë hapësirës më së miri.

Për shembull, shtrati, divani dhe tryeza e saj e kafesë kanë hapësirë të fshehur për magazinim.

Abraham tha se sa më shumë funksione të ketë një mobile, aq më mirë. Ajo instaloi rrota në tryezën e kafesë në mënyrë që të mund ta lëvizë kudo që të ketë nevojë për një sipërfaqe.

Ajo ka një ndarës dhome, të cilin e lëviz gjatë gjithë ditës sipas nevojës.

Abraham ndan dollapin nga pjesa tjetër e dhomës me një perde rrotulluese që ajo instaloi vetë.

Në kuzhinë, Abrahami ruan disa nga pjatat e saj vertikalisht duke i varur ato.

Në banjë, Abrahami përdor më shumë hapësira vertikale për sendet e saj me rafte dhe kosha të grumbulluar. /Insajderi.com