Si i iku fotografia e Flora Brovinës ish-shefit të SHIK-ut – deklarohet Kadri Veseli

Si i iku fotografia e Flora Brovinës ish-shefit të SHIK-ut – deklarohet Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka mohuar se ai të ketë qenë i informuar lidhur me publikimin e fotografisë së Flora Brovina, ku ajo pretendon se është një grua e Kosovës duke u dhunuar nga forcat e serbe.

I pyetur Veseli nga Gazeta Online Insjaderi se si ka mundësi që një fotografi e tillë të publikohet pa u verifikuar nga Veseli si ish-shef i SHIK-ut, ai ka thënë se 120 deputetë nuk janë fëmijët e tij.

Ka thënë se asnjëherë nuk do të lejonte që Serbia dhe kundërshtarët e Kosovës të gëzohen nga një gabim i tillë.

“Ju mendoni që 120 deputetë janë fëmijët e mi, ju mendoni se do të lejoja që Serbia dhe kundërshtarët e popujve tonë të kënaqën prej një gabimi të tillë. Është pikërisht ajo tek pyetja juaj, ka ndodhur një gabim i cili është i madh është i rëndë dhe nuk duhet të na ndryshoi nga qërimi ynë, ngritja e tribunalit ndërkombëtarë për krimet serbe dhe ky është mesazhi”.

“Do të krijohet dhe do të ndodhë ka ndodhur një gabim dhe nuk do të nda ndalë, ka mundur edhe mos të ndodhë”, ka deklaruar Veseli në konferencë për media.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme deputetja e PDK-së në hollin e kuvendi prezantoi një fotografi ku ajo thoshte se kishte ndodhur në Kosovë gjatë luftës me Serbinë. Aty ishte një grua që përdhunohej nga forca ushtarake.

E njëjta fotografi është gjetur edhe tek një ueb faqe për të rritur. Ajo ishte publikuar aty që nga viti 2004./Insjaderi.com