Si mashtroi kompania e cila përdori Bes Kallakun si imazh suksesi

Si mashtroi kompania e cila përdori Bes Kallakun si imazh suksesi

Nuk ka asnjë gjurmë të drejtuesve të kompanisë “Gulf”, e cila papritur ka mbyllur aktivitetin në të gjitha pikat e karburantit. Administratori i kompanisë ka dhënë dorëheqjen para dy ditësh.

Përmes një skeme gati piramidale shitjeje tollonash nafte dhe benzine me çmime deri 30 përqind më të ulëta se tregu, muajin e fundit kompania “Gulf” tërhoqi mjaft klientë të cilët parapaguan karburantin, por tani ato nuk po dinë ku të drejtohen. Madje natën që shkoi në një prej pikave të karburantit qytetarët e tërhoqën naftën me pompa.

Por për të kamufluar këtë mashtrim, kompania Gulf muajt e fundit kishte pajtuar humoristin Bes Kallaku për të qenë imazhi i tyre në disa postime në rrjetet sociale. Nuk dimë nëse Bes Kallaku është paguar me tollona nafte/benzine apo me para në dorë.