Si mund të duket formacioni i PSG me Neymar në ekip

Si mund të duket formacioni i PSG me Neymar në ekip

Barcelona i është dorëzuar zyrtarisht vullnetit të tij dhe tashmë gjithçka ka marrë fund. Neymar shumë shpejt do të veshë fanellën e PSG-së si transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Klubi parisien do të paguajë deri në monedhën e fundit 222 milionë eurot e klauzolës së largimit dhe do të prezantojë brazilianin si një “shpëtimtar” në qendrën e qytetit të dashurisë.

Gjërat, pra, janë për bukuri! Po si do të rreshtohet skuadra e trajnerit Unai Emery me 25-vjeçarin? Dyshimet janë të shumta, duke marrë parasysh se disa yje do të largohen për t’i bërë vend atij. “Goal.com”, gjithsesi, ka bërë dy parashikime.

Sistemi 4-3-3

Ideja e parë është që Neymar të luajë si sulmues i majtë me sistemin 4-3-3. Në këtë pozicion, ai është lojtari më i rrezikshëm në botë, madje edhe më shumë se Cristiano Ronaldo, sepse aftësitë e tij dribluese e bëjnë t’i trajtojë si birila edhe mbrojtësit më të fortë.

Edinson Cavani nuk mund të spostohet në krah dhe as të hiqet nga 11-shi, sepse po flasim për një lojtar i cili vjet shënoi 49 gola në 50 paraqitje në të gjitha kompeticionet. Ndërkaq, në krahun e djathtë të sulmit pritet të luajnë Angel Di Maria ose Julian Draxler.

Sistemi 4-2-3-1

Alternativa e dytë për trajnerin Emery është sistemi 4-2-3-1, shumë më sulmues, kështu që duhet tepër guxim. Pozicioni i Neymar-it teorikisht nuk ndryshon, sepse mbetet në të majtë, por është më i shkëputur nga mbrojtja, sepse topat mund t’i marrë edhe nga trekuartisti, në këtë rast Julian Draxler, shkruan telesport.

Layvin Kurzaëa do të vuante shumë kështu, sepse mungesa e një mesfushori në të majtë ia vështirëson punën në krah. Ky rreshtim mund të kthehet në pikë të dobët për PSG-në në pësimin e kundërsulmeve.