Si ndikojnë në tru imazhet traumatike nga sulmet terroriste

Si ndikojnë në tru imazhet traumatike nga sulmet terroriste

Fshirja e kujtimeve të padëshiruara është ende një sfidë e madhe që neurobiologjia ende nuk mund ta kalojë.

Imazhet dhe ngjarjet shqetësuese të fundit në botë, që nga bombardimet në Siri,  sulmet në Mançesterit dhe Londrës, e shumë ngjarje të tjera do të ndikojnë tek të gjithë njerëzit mbarë botën për një kohë të gjatë, shkruan The Guardian.

Ngjarje të tilla si kjo krijojnë një “epiqendër” të traumës, kur ata që ishin të pranishëm ose dëshmitarë të pasojave të menjëhershme mund të vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik.

Kjo ndodh kur kujtimet e krijuara nga këto ngjarje janë të koduara dhe të kombinuara më ndryshe se sa kujtimet e përditshme, dhe kjo mund të çojë në rikujtime të zbehta të këtyre ngjarjeve të hidhura. Ndërsa, nuk duhet vlera evolucionare e këtij mekanizmi.

Pamjet trishtuese në telefon rrezikojnë krijimin e gjurmëve shqetësuese të kujtesës, duke sjellë vetëm kjo te çrregullimi post-traumatik. Diçka në lidhje me natyrën e tyre të tmerrshme ka ndikim në mënyrën se si këto kujtime ruhen.

Kujtimet e këndshme duket se nuk shfaqen e rikujtohen në sasi të njëjtë, por ato traumatike të thella po; tronditja emocionale kur një kujtim formohet shumë shpesh ri-përjetohet kur ai kujtim sillet përsëri në mendje.

“Duke mos klikuar në imazhet e tmerrshme është zgjidhja më e mençur”, thotë dr. Daniel Glaser.

Ajo thotë se kjo nuk është për të injoruar horronin. Por se mundemi të provojmë të luftojmë këtë përderisa ende mbrojmë vetën tonë.