Si ndikon obeziteti në pubertetin e hershëm

Si ndikon obeziteti në pubertetin e hershëm

Nëse vajzat e vogla trevjeçare kanë peshë të tepërt trupore, që në moshën nëntëvjeçare mund të hyjnë në pubertet

Për pubertetin e këtillë të hershëm përgjegjës është hormoni leptinë, të cilin e tajit indi yndyror, theksojnë shkencëtarët, transmeton Telegrafi.

Nëse vajzat nga mosha trevjeçare kanë peshë të tepërt trupore, që në moshën nëntëvjeçare mund të hyjnë në pubertet, kanë konstatuar shkencëtarët amerikanë.

Rezultatet e hulumtimit të bërë në Universitetin e Michiganit paraqesin edhe një dëshmi të re në një sërë dëshmish ekzistuese, të cilat sugjerojnë që obeziteti shkakton trend gjithnjë e më të hershëm të hyrjes së vajzave të vogla në pubertet.

Hulumtimi mbështetet në përcjelljen nëntëvjeçare të kësaj moshe.

Njëkohësisht paralajmërojnë që në fazën e mëvonshme puberteti mund të kushtëzojë rrezik më të madh për shfaqjen e ndonjë karcinomi, posaçërisht të kancerit të gjirit.