Si ndryshoi dashuria e Visar Ymerit dhe Donika Kadajt-Bujupit  për “muzikën e Bethovenit”

Si ndryshoi dashuria e Visar Ymerit dhe Donika Kadajt-Bujupit  për “muzikën e Bethovenit”

Si anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje simbolet e shtetit të Kosovës ishin injoruar kategorikisht nga çdo anëtarë i saj, ngjashëm kishin vepruar edhe Visar Ymeri si kryetar i kësaj partie dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Madje Ymeri kur ishte pyetur për injorimin që i kishte bërë himnit të Kosovës, ishte tallur me të. Kishte thënë se kishte menduar se është ndonjë muzikë e Bethovenit, shkruan Insajderi.

Visar Ymeri dhe Donika Kadaj-Bujupi për disa qaste kishin qëndruar të vetmit  ulur në karrige në Kongresin e katërt të Aleancës Kosova e Re. Ata kishin refuzuar ta respektonin himnin e shtetit dhe kishin qëndruar ulur.

Një veprim të tillë Ymeri kishte provuar ta justifikonte me humor duke thënë se  kishte menduar se kishte qenë ndonjë vepër e Bethovenit.

“Unë nuk mundja t’i dallojë tingujt e himnit, mendoja mos është ndonjë muzikë e “Bethovenit”, për këtë edhe nuk jam ngritë fare për himnin e Kosovës”, kishte thënë Ymeri.

Por problemet partiake në Lëvizjen Vetëvendosje ka bërë që Ymeri t’i ketë të qartë tingujt muzikor. Ai tash i dallon veprat e muzikës së Bethovenit dhe himnin e Kosovës. Të paktën kështu kanë dëshmuar dy veprimet e tij kur ka respektuar himnin e Kosovës.

Ymeri kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetari të VV-së e më pas ishte larguar edhe nga ky subjekt politik për t’iu bashkuar PSD-së. Që nga ky moment Ymeri ka ndryshuar dashurinë për himnin e Kosovës duke u ngritur në këmbë për të dhe duke e respektuar atë.

Por Ymeri nuk është i vetmi që ka ndryshuar vetën sa i takon kësaj çështje. Ndryshim ka pësuar edhe Donika Kadaj-Bujupi pasi është larguar nga VV dhe i është kthyer AAK-së.

Megjithatë ngjashëm si Ymeri  e Kadaj-Bujupi himni i Kosovës u respektua nga 12 deputetët e PSD-së dhe kryetari i kësaj partie Shpend Ahmeti të cilët sot u panë duke respektuar himnin e Kosovës në seancën komemorative për vdekjen e Adem Demaçit.

Për gjithë këtë veprim të ish-anëtarëve të Vetëvendosjes kishte reaguar Boiken Abazi. Kishte thënë se VV nuk kishte obliguar askënd të mos e respektoj himnin e Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka detyruar kurrë askënd, asnjë aktivist, të mos çohet ose të çohet në këmbë para flamurit dhe gjatë intonimit të himnit të Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! thjeshtë ka qenë koherente në analizën e saj për mënyrën se si u vendos për simbolet e shtetit të Kosovës”, kishte shkruar Abazi./Insajderi.com