Si po përkrahen fermerët e Kosovës përmes teknologjisë?

Përmesteknologjisë mund tëdërgohen informata shumë të rëndësishme në kohë reale për fermerët, të cilat mund të jenë jetike për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e kulturave të tyre bujqësore.

Si po përkrahen fermerët e Kosovës përmes teknologjisë?

Në vitin 2018, një nga korporatat më të mëdha në Kosovë, IPKO Telecommunications L.L.C, lansoi një pilot projekt në fushën e bujqësisë dhe teknologjisë informative. Si pjesë e këtij projekti u vendosën 16 stacione agrare në zona të ndryshme tëKosovës dhe një numër i konsiderueshëm i fermerëve janë duke pranuar SMS në telefonat e tyre  lidhur me kushtet agrologjike për kultivimin e kulturave të tyre bujqësore. Një stacion agrar ju dhurua si donacion edhe Fakultetit të Bujqësisë nëUniversitetin e Prishtinës.

Si funksionon nga ana e teknologjisë kjo zgjidhje inovative qëprezantoj IPKO në Kosovë?

Stacionet agrare të vendosura në Kosovëjanë të pajisura me sensorë tëveçantë, te cilët mbledhin të dhëna rreth kushteve klimatike momentale. Sensorët që vijnë me stacion agrarjanë: Sensori i temperaturëssë ajrit, lagështisë relative, reshjeve, lagështisësë gjethes, temperaturës së tokës dhe monitorimi i ngricave. Ky është një konfigurim standard dhe po ashtu mund të shtohen edhe sensorë të tjerë.

Parametrat që maten përmes sensorëve më lart:

  •  HC Temperatura e ajrit
  •  Temperatura e sensorit të lagur (Wetbulb temperature)
  •  Temperatura e sythave të thatë(Drybulb temperature)
  •  Pika e vesës
  •  Diferenca e presionit të ujit ose VPD
  •  HC Lagështia relative
  •  Reshjet ose Precipitimi
  •  Lagështia e fletëve
  •  Temperatura e tokës

Me këtë sistem mund të monitorohen parametrat e kohës, zhvillimi i sëmundjeve tek kulturat e ndryshme dhe parashikimi i sëmundjeve duke u bazuar në të dhënat e motit.

Këto të dhëna që mblidhen nga stacionet, dërgohen vazhdimisht për çdo orë përmes internetit(SIM Kartelës) ne sistemin Cloud. Këto të dhëna tregojnë gjendjen momentale,të cilat ruhen çdo orë dhe të cilat përdoren për të definuar zhvillimet e sëmundjeve.Të dhënat e parashikimit të motit importohen nga stacione meteorologjike dhe duke u kombinuar të dhënat e nxjerra nga sensorët dhe të dhënat e parashikimit të motit, mund të nxirren të dhëna shumë me rëndësi për fermerët, qe u ndihmojnë atyre në mbarëvajtjen e kulturave bujqësore. Përdorimi i algoritmeve të ndryshme ne Cloud ku kombinohen të dhënat e nxjerra, rezulton në parashikim të sëmundjeve dhe rreziqeve te kulturat e ndryshme.

Përmes këtyre informatave shumë të rëndësishme, të cilat ruhen në sistemin Cloud, do te mund te analizohet në detaje toka, në regjione të ndryshme të Kosovës. Po ashtu, mund të krahasohen dy regjione për tënjëjtën kulturë bujqësore dhe të identifikohet se cili regjion ka rrezikshmërinë më të lartë për sëmundje.

Në vendet e zhvilluara perëndimore, të dhënat e gjeneruara nga këto stacione agrare, përdoren dhe janë nëinteres në disa fusha të ndryshme sic janë kompanitë e Sigurimeve ne rastin kur lëshojnë një sigurim bujqësor ose Bankat, ne rastet kur japin një kredi për bujqësi.

Si i pranojnëfermerët informatat nga këto sisteme?

Rreth 800 fermerëjanë duke pranuar SMS falas nga IPKO,me rekomandime dhe njoftime për mbarëvajtjen e punës së tyre. Përveç sistemit të monitorimittë kushteve klimatike përmes stacioneve, IPKO ka zhvilluar një aplikacion për ti regjistruar fermerët në bazë të kulturës bimore që mbjellin dhe lokacionit ku gjenden e më pas u dërgohen SMS nga Agronomët. Për shembull, një fermer që kaMjedra tëmbjella ne fshatin Herticë të Podujevës, do të pranojë informata të vlefshme, që gjenerohen ngastacioni i vendosur në Herticë lidhur me kulturën e Mjedrës.

Disa nga pemishtet e fermerëve që janë te regjistruar dhe pranojnë informata nga SmartAgro

Rritje dhe zhvillim uniform ne pemishte me Mjedër dhe Arrë pas aplikimit të ushqimit foliar.

Lokacioni 1: Voksh, Deçan. 17.05.2019

SMS i dërguar: I/e nderuar fermer, sot me datë 17 Maj, ne orën 09:00, stacioni ne Hereq ka regjistruar këto të dhëna: temperatura e ajrit 19C, temperatura e tokës 13C, lagështia relative 83 për qind. Pritet që gjatë ditëve në vijim, moti të jetë i vranët, ndërsa kushtet agrologjike janë të përshtatshme për të kryer plehërimet foliare.

Shfaqja e zjarrit bakterial tek Vishnja nga mos kujdesi me spërkatjen kundër kësaj sëmundje.

Lokacioni 3: Kovrage, Istog. 23.04.2019

-SMS i dërguar: I/e nderuar fermer, sot dhe nesër temperaturat do të sillen nga 15C deri 21C. Për shkak të motit me shi gjatë javës së kaluar, mundësitë për paraqitjen e zjarrit bakterial/Erwinia amylovora në kulturën e vishnjës janë të mëdha. Infeksionet primare shfaqen në gjethet e reja.Për më shumë informacione, konsultohuni me ekspertët e mbrojtjes së bimëve. Mesazh i përpiluar nga USAID për IPKO