Si reagojnë adhuruesit e huaj të reperes Tayna kur dëgjojnë këngën e saj më të re

Si reagojnë adhuruesit e huaj të reperes Tayna kur dëgjojnë këngën e saj më të re

Nuk është hera e parë që muzika prej artistëve Kosovar po shprendahet nëpër botë. Një prej këtyre shembujve është edhe rep artistja Tayna, e cila së fundmi ka publikuar këngën e re “Bass”.

Adhurues të huaj të saj, e kanë incizuar veten duke e dëgjuar këngën e saj dhe këngëtarja ka publikuar një përmbledhje me video nga këto reagime në llogarinë e saj në Instagram, raporton Insajderi.

“Kënaqem kur shikoj reagimet tuaja. Ju vlerësoj shumë të gjithë ju! Ka aq shumë reagime për këngët e mia nga të huaj në youtube dhe më vjen keq që nuk kam mundësi të i postoj të gjitha, por duhet ta dini që ju shoh të gjithëve. Faleminderit! E lumtur që ju pëlqen muzika ime” thotë ajo në këtë postim./Insajderi.com