Si rrallë herë, Bora Zemani ndan momente romantike me të dashurin

Si rrallë herë, Bora Zemani ndan momente romantike me të dashurin

Për më shumë se një vit, aq sa dihet nga publiku, Bora Zemani është në lidhje me aktorin dhe komedianin, Donald Veshajn, njofton Insajderi.

Të dy janë shumë të rezervuar kur bëhet fjalë për publikimin e detajeve të jetës së tyre private, mirëpo Bora ndau disa fotografi me të në llogarinë e saj në Instagram. Fotografitë bardh e zi e paraqesin çiftin shumë të afërt me njëri tjetrin dhe lozonjar.

Bora Zemani moderon një nga shfaqjet e dashurisë më të ndjekura në trojet shqiptare, por sa e dashuruar është ajo, na e tregoi muaj më parë.

E ftuar në “Shiko Kush Luan”, ishte ajo dhe të gjithë konkurrentët e Përputhen, këtu edhe Arjan Konomi, i cili përgjatë mbrëmjes mbajti po të njëjtin pozicion, atë të analistit.

Ndërkaq, Zemani pati një rol shumë të rëndësishëm. Ajo zuri vendin e Rez Veleshnjas si kapitene e skuadrës blu, ku ishin të gjitha vajzat.

Si të gjithë, edhe moderatorja do duhej të realizonte sfidë për të fituar pikë për skuadrën.

Një nga pyetjet që ajo duhej të përgjigjej në këmbim të pikëve ishte, “A është Donaldi përputhja jotë, pra dashuria e jetës tënde”, të cilës ajo nuk nguroi t’i përgjigjej me “Po”.

“Ndryshe nuk do të ishim apo të rrinim bashkë”, shtoi ajo më tej.

Në fillim të vitit 2020, Donald Veshaj 23 vjeçar dhe Bora Zemani 28 vjeçare, konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë. Moderatorja ka edhe një djalë me ish-bashkëshortin e saj, Vin Veli. /Insajderi.com