“Kutia e pyetjeve”, këngëtari u përgjigj në pyetjen e një fansi, “Cila ishte sfida juaj më e madhe?”, njo" />

Si rrallë herë Dani flet për sfidën më të rëndë të jetës – vdekjen e bashkëshortes së tij

Për më shumë se 40 vjet karrierë muzikore, këngëtari nga Peja Ramadan Krasniqi u qëndroi besnik adhuruesve të tij me prurje të vazhdueshme muzikore. Por këngëtari prind i katër fëmijëve, rrallë herë flet për trazimin e tij më të madh shpirtëror, vdekjen e bashkëshortes së tij, Eminës.

Si rrallë herë Dani flet për sfidën më të rëndë të jetës – vdekjen e bashkëshortes së tij

Në rubrikën e Prive “Kutia e pyetjeve”, këngëtari u përgjigj në pyetjen e një fansi, “Cila ishte sfida juaj më e madhe?”, njofton Insajderi.

“Një sfidë e rëndë…Kur më ka ndërruar jetë gruaja Eminja, për mua më vështirë nuk ka pasur. Por kjo është caktimi i Zotit dhe duhet ta pranojmë”.

I pyetur nga Revista Kosovarja në vitin 2016, se a mendonte artisti që të rimartohej, ai kishte thënë se martesa për të kishte marrë fund ditën që Eminja kishte ndërruar jetë, më 23 shkurt.

“Kurrë nuk do të martohem. Martesa jonë ka marr fund më 23 shkurt, konkretisht para shtatë vjetëve, kur ka ndërruar jetë bashkëshortja ime. E, nuk do të martohem kurrë më, sepse nuk dua dikë tjetër në jetë, për hatër të dashurisë që kam ndier ndaj saj, për hatër të fëmijëve, familjes së gruas, që i dua dhe i çmoj shumë”.

Në janar të vitit 2012, artisti kishte lansuar këngën “Jeta pa ty”, si dedikim për bashkëshorten e tij të ndjerë. /Insajderi.com