Si ta bëjmë botën një vend më të mirë?

Si ta bëjmë botën një vend më të mirë?

Ndryshimet nuk janë të lehta. Secili njeri, në periudha të ndryshme  e ka përjetuar këtë. Është e vështirë të ndryshohet vetja, e sidomos bota.

Më poshtë po përmendim disa ndryshime të vogla, të cilat do të ju bëjnë ta shihni botën si një vend më të mirë.

1.Jepi komplimente të sinqerta partnerit, mikut apo ndonjë të huaji, pa pritur asgjë në këmbim.

2.Luaj me fëmijët e fqinjëve për 10 minuta.

3.Thirre gjyshen në telefon ose dërgoja një buqetë me lule.

4.Telefonoj mikut që po përjeton një humbje të madhe në jetë.

5.Pastroje shtëpinë dhe fali ose jepi si donacion gjërat që nuk të nevojiten më.

6.Gatuaj darkë në shtëpi dhe thirre dikë.

7.Gjeje ndonjë artist që mund të të pëlqej dhe mbështete artin e tij

8.Mos arrij në konkluzione. Lejo dikë tjetër të ketë dyshimet e tij

9.Shkruaje një koment pozitiv në blogun e preferuar.

10.Bëhu i sjellshëm me të panjohur.

Sa më altruist të jemi, pa pritur asgjë në këmbim aq më shumë do të përfitojmë. Lumturia është e llojllojshme e ndonjëherë tendenca për t’i bërë të tjerëve mirë, na lumturon më së shumti neve.