Kur po përpiqeni të humbni peshë, hapi më i sigurt është që të filloni të hani më pak.
Mirëpo mund të bëni disa truqe në mënyrë që të hani më pak por edhe të ndjeheni i ngopur, njofton Insajderi.
- Mbusheni pjatën me më shumë perime
Perimet kanë shumë ujë dhe fibra, por jo shumë kalori, kështu që do të ndjeheni të ngopur mirë, por jo me kalori.
Duke zëvendësuar gjysmën e kalorive të vaktit tuaj me perime, ju mund të hani të njëjtin vëllim ushqimi dhe prapë të zvogëloni kaloritë e përgjithshme.
- Pini ujë teksa hani ushqim
Pirja e pijeve të pasura me kalori, nuk ju bën të ndjeheni të mbushur, por ju lë pas me kalori shtesë që nuk ju duhen.
Pini një gotë ujë para se të filloni të hani, kështu që ju evitoni mundësinë që të hani më tepër se që duhet, sepse ngopeni.
- Filloje vaktin me një supë
I njëjti parim si tek gota e ujit është edhe me supën. Një supë e bërë në shtëpi pa shumë kalori para se të filloni vaktin, nuk do ju lejë të hani më shumë se që duhet.
- Servoni ushqimin në pjata më të vogla
Kështu që kur të mendoni të mbushni një pjatë të dytë, do të ndjeheni në faj sepse po hani shumë. Një pjatë më e vogël është ajo që ju duhet.
- Kur uleni të hani, vetëm hani!
Uluni në tryezë, pa telefon pa televizion para, sepse kështu shpërqendroheni dhe do hani shumë pa menduar. Kur ha ushqim, mos bëj asgjë tjetër.
- Provo ushqimin pikant
Ushqimi pikant përveç se i shijshëm ka tendencë të ju bëj të hani më pak. Kjo falë ‘capsaicin-in’ që përmban që ndihmojnë në reduktimin e apetitit dhe urisë. /Insajderi.com