Si të bëni maska hidratuese për flokë duke përdorur gjërat që ndodhen në frigoriferin tuaj

Si të bëni maska hidratuese për flokë duke përdorur gjërat që ndodhen në frigoriferin tuaj

Që prej fillimit të pandemisë, trendi i trajtimeve të bukurisë të bëra në shtëpi është bërë secilën herë më i praktikuar, pasi vizitat nëpër salonet e bukurisë u kufizuan.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për të shkurtuar flokët vetë apo ngjyrosur, e deri te trajtimet kozmetike, ka pak gjëra që nuk mund të i bëni nga shtëpia juaj.

Nëse keni dëshirë të ripërtrini flokët tuaj një nga maskat më të mira për këtë mund të bëhet me përbërës që gjinden në frigoriferët e secilit prej nesh.

Priyanka Chopra Jones thotë se disa prej produkteve që mund të përdoren në shtëpi janë po aq efektive sa edhe ato të blera.

Aktorja ka vendosur të tregojë përzierjet që i kombinon për të hidratuar flokët, një recetë që e zbaton prej adoleshencës.

Ajo përzien jogurt me yndyrë 3.5, një ve dhe një lugë mjaltë, recetë kjo e mësuar nga gjyshja e saj. Kombinimi i këtyre 3 përbrësve pastron dhe fuqizon skalpin.

“Jogurti qetëson lëkurën dhe balancon pH-në”, thotë Francesca Fusco dermatologe nga Neë York-u. ”Veja ka proteina që i duhen flokut për t’u ushqyer dhe në fund mjalti ka efekt antiseptik dhe aniinflamatorë”, përfundon ajo, duke shtuar që para egzistencës së penicilinës mjalti ishte përdorur për të trajtuar infeksionet e lëkurës./Insajderi.com

Burimi: Vogue Magazine