Si të kujdesemi për acarimet e lëkurës të shkaktuara nga maska që na mbron kundër virusit Covid-19

Na pëlqeu apo jo, maska e fytyrës është një prej masave ndaj Covid-19 që është shëndrruar në një normë për daljet në publik. Vendosja e saj në lëkurë shkakton irritimin e lëkurës që me shumë gjasë kthehet në akne.

Kjo ndodh për shkak se lëkura ka nevojë të marrë frymë, ndërsa vendosja për një periudhë më të gjatë e maskës ia pamundëson këtë. Përpos kësaj ajri që nxjerrët prej gojës përmban shumë bakterie dhe materiali i maskës nuk u lejon të dalin jashtë saj, raporton wbng, shkruan Insajderi.

Disa prej këshillave që parandalojnë irritimin e lëkurës përfshijnë përdorimin e kremave ushqyese para përdorimit të maskës dhe pas heqjes së saj. Mirëpo gjithmonë duhet kujdesur që të përdorim krema që nuk na mbyllin poret.

Dermatologët këshillojnë përdorimin e kremave me përmbajtje të oksidit të zinkut për skuqjet që shkaktohen në pjesë e veshit apo anash hundësh, i cili përdoret edhe për bebet, kur u irritohet lëkura.

Ndërsa nëse keni shpërthime aknesh në fytyrë përdorni krema me përmbajtje antibiotiku. Zakonisht kremat antibiotik të paracaktuar për lëkurën e syve janë të mirë në këtë rast sepse janë më sensitiv dhe përmbajtja e tyre është më pak e rrezikshme për lëkurën./Insajderi.com