Si të ngushëlloni dikë që po kalon një ditë të keqe

Si të ngushëlloni dikë që po kalon një ditë të keqe

Është gjithnjë e rëndësishme, që të jemi afër për miqtë apo familjarët tanë, nëse ata po kalojnë një ditë ose periudhe të keqe. Por nganjëherë, nuk na vijnë në mendje, gjërat e duhura, gjesti i duhur ose fjali e duhur.

Më poshtë, mund të kuptoni se cila është mënyra më e mirë që ti qaseni mikut tuaj të mërzitur.

Më vjen keq që po kalon këtë. Të flasim me kamerë ose në telefon?

Ofrimi i mundësisë për të folur në telefon mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbështetur dikë nga larg. Megjithëse ata mund të dëshirojnë pak kohë që të qetësohen, tregojini se jeni aty për të biseduar në kohë reale.

Kjo duket si dita më e keqe ndonjëherë. Më vjen keq që po ndodh e gjithë kjo.

Kur dikush që ju e doni, po kalon një ditë të keqe, instinkti juaj i parë mund të jetë ta mbuloni atë me pozitivitet. Megjithëse keni pretendimet më të mira dhe të sinqerta, kjo nuk është gjithnjë mënyra e duhur. Duke pranuar ndjenjat e dikujt dhe duke vërtetuar që dita e tyre ishte e vështirë e bën personin të ndjehet se dikush e kupton dhe nuk nën vlerëson ndjenjat e tij.

Më trego se çfarë mund të bëjë që të ndjehesh më mirë.

Megjithëse mund të dëshironi që menjëherë të përpiqeni të rregulloni gjithçka, duke pyetur se çfarë mund të bëni për të mbështetur dikë, i lejoni ata të bëjnë hapin tjetër. Ndoshta ata duan të flasin në telefon. Ndoshta ata duan të shkojnë në një shëtitje në këmbë ose veturë. Ata thjesht mund të duan pak kohë të vetëm. Vendosni topin në fushën e tyre dhe tregojini se jeni afër për t’i mbështetur, ashtu si ata duan.

Të kisha në mendje tërë ditën, si je?

Kur dikush po kalon një ditë të keqe, thjesht duke i lënë të kuptojë se po mendoni për ta, mund t’i ndihmojë ata të ndihen më pak të vetëm. Kujtojini atyre që ju kujdeseni për ta dhe se jeni këtu për t’ju ndihmuar.

Dëshiron që të flasim për këtë?

Ndërsa disa njerëz u pëlqen të përpunojnë ndjenjat e tyre me gojë, të tjerët mund të mos duan të bisedojnë. Të pyesësh nëse dikush dëshiron të flasë më shumë për ditën e tyre të keqe i lejon ata të drejtojnë bisedën dhe të vendosin se sa dëshirojnë të ndajnë.

A do këshillën time apo do që unë vetëm të dëgjoj?

Ndonjëherë, miqtë dhe të dashurit tuaj duan mençurinë tuaj të urtë në një situatë të caktuar. Herë të tjera, ata thjesht duan të shfryjnë të gjitha emocionet e tyre. Në vend që të bombardoni dikë me këshilla të pa kërkuara, provoni ta pyesni se çfarë po kërkojnë nga ju.

Nuk ka përse të zgjidhet gjithçka sot. Të mendojmë njëherë.

Duke shprehur se nuk ka nxitim për të zgjidhur gjithçka, u kujton atyre se është në rregull vetëm të marrin frymë dhe të ndiejnë ndjenjat e tyre. Gjithashtu lëni mikun tuaj të kuptojë, se ti do të jesh aty në çdo hap. /Insajderi.com

Burimi: Bustle.com