Si të përgatisni biskota me pjeshkë thjesht dhe bukur; Të gjithë hapat mund t’i mësoni tani

Si të përgatisni biskota me pjeshkë thjesht dhe bukur; Të gjithë hapat mund t’i mësoni tani

Nga: Mirela Andoni

Përbërësit për 20 copë: 400 g miell • 75 ml vaj • 75 ml qumësht

• 1 kokërr vezë • 120 g sheqer • vanilje • pak kripë • 1 pako fryrës për ëmbëlsira • 100 g reçel pjeshke • disa gjethe mente • ngjyrues i kuq • ngjyrues i blertë • sheqer

Përgatitja:

Rrahim për disa minuta vezën me sheqerin, shtojmë vajin, qumështin, pak kripë dhe vanilje. Përziejmë miellin me fryrësin dhe e shtojmë te masa e lëngshme. Punojmë për disa minuta brumin dhe e ndajmë në 40 topa të vegjël. I pjekim në temperature 180° celsius për rreth 10-15 minuta. Presim sa të ftohen, marrim dy biskota, i lyejmë me reçel nga pjesa e sheshtë dhe i bashkojmë. Të njëjtën gjë bëjmë për të gjitha biskotat. Tretim ngjyruesit në ujë dhe pjesë pjesë i zhytim biskotat aty. Ashtu të lagura i lyejmë me sheqer. I vendosim në pjatë dhe i zbukurojmë me disa gjethe mente.