Si të pregatiteni për vjeshtë në 6 hapa të thjeshtë

Si të pregatiteni për vjeshtë në 6 hapa të thjeshtë

Vera është afër fundit dhe sipas mjekësisë lindore, arritja e vjeshtës duhet pritur me disa ndryshime në ushqime dhe në rutina, të cilat do të na ndihmojnë për të përballuar ndryshimet e temperaturave.

“Vera është koha kur trupi është më fleksibil se sa në stinët tjera për shkak të ambientit”, thotë Dr Vishal Sharma në Ayurvedic Wellness Centre në Sydney, shkruan Vogue, raporton Insajderi.

Sipas tij vetëm 6 mënyra shumë të thjesha, mund të na ndihmojnë shumë që të hyjmë në stinën e re dhe të pregatitemi për kohë të ftohta.

Si pikë e parë Dr Sharma rekomandon të shmangni kafeinën, alkoolin, erëzat e djegëse si biberi apo speci i kuq, kripat dhe sheqerin e përpunuar.

Zëvendësoni lëngjet e gjelbërta me një mëngjes të ngrohtë me quinoa ose prodhime nga gruri. Lëngjet e ftohta dhe ushqimet e gjalla mund të krijojnë myshk në organizmin tuaj gjatë muajve të ftohtë.

Ndryshoni rutinat e shpejta të verës me  më të ngadalta, me gjëra që ju lejojnë të merrni më shumë kohë për veten.

Për të stimuluar qarkullimin e gjakut dhe për ta pastruar lëkurën nga qelizat e vdekura përdorni ‘fshirjen’ e lëkurës me një brushë. Kjo gjë do t’a ndihmojë lëkurën të përthith më shumë kremin ushqyes.

Fillojeni secilën ditë duke i bërë vetes masazh duke përdorur vaj susami apo kokosi. Kjo stimulon gjendrat limfatike dhe ju ndihmon të mbani lëkurën e hidratuar në kohën e thatë dhe me erëra.

Ndryshoni shujtat ushqimore duke kaluar nga sallatat në ushqime të ziera, si perimet, drithërat e plota, të cilat ju japin energji dhe ju ngrohin./Insajderi.com