Si të rikthejmë linjat pas karantinës

Si të rikthejmë linjat pas karantinës

Vera erdhi e bashkë me të edhe përplasja me realitetin post covidian. Për shumicën prej nesh karantina ishte një mundësi për të shijuar ushqime pa fund, që si rrjedhojë ka shtimin e kilogramëve të tepërt.

Në kushte të zakonshme zgjidhja për të hequr kilogramë është palestra, mirëpo edhe kjo mundësi tashmë nuk është zgjidhja e parë sepse virusi po përhapet me shpejtësi marramendëse.

Edhepse në dukje të parë nuk duket që na mbesin mundësi të shumta për të hequr kilogramë të tepërt, vullneti është kryesorja.

Tentoni që si qëllim i parë të mos jenë lavdërimet që do të merrni nga shoqëria, apo fotot seksi që do të postoni në Instagram. Ato do të vijnë pa pikë dyshimi.

Për të mbajtur gjatë synimet që kemi lidhur me dieta, do të ishte mirë nëse qëllimi i parë do të jetë shëndeti. Linjat do të përmirësohen me kohën.

Caktojini vetes ndonjë sfidë të përbashkët në media sociale. Mund të jetë ndonjë grup që ka si qëllim të përbashkët dietat dhe ushtrimet fizike, ku njerëz të ndryshëm tregojnë përvojat personale, tregojnë se cilat ushtrime e ushqime kanë funksionuar më mirë për ta, e cilat jo.

Një mundësi tjetër do të ishte nëse filloni dieta dhe ushtrime bashkë me shoqërinë, do të keni mundësinë të i realizoni bashkë dhe do të jetë më argëtuese se sa nëse i bëni individualisht./Insajderi.com