
Të planifikojmë udhëtime, të paketojmë një valixhe dhe të nisemi për në aeroport do ju duket shumë më ndryshe se vitet paraprake.
Coronavirus-i po ndryshon rrënjësisht rutinat dhe mënyrën se si sillëmi në vende publike.
Aeroportet dhe linjat ajrore kanë bërë ndryshime në mënyrën se si operojnë në mënyrë që fluturimet të vazhdojnë.
Këto përfshijnë masa që ndihmojnë në zvogëlimin e shanseve të përhapjes së koronavirusit, ndihmojnë në sigurimin e distancimit social dhe zvogëlimin e numrit të gjërave që duhet të prekin udhëtarët të njohura si ‘pikat e kontaktit’.
Ju mund të ndihmoni në kontrollin e koronavirusit (COVID-19) dhe të udhëtoni të sigurt duke:
- duke shmangur kohërat dhe rrugët më të ngarkuara
- duke mbajtur distancën kur udhëtoni (2 metra larg kur është e mundur)
- duke larë ose pastruar rregullisht duart tuaja
Larja e duarve është një nga mënyrat më efektive për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të koronavirusit. Ju duhet të:
- lani duart rregullisht me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda, veçanërisht pas prekjes së sipërfaqeve, për shembull dorezat e karrocave të bagazheve, kontrollet e vetë-shërbimit dhe tabaka e sigurisë
- përdorni dezinfektuesin e duarve nëse pajisjet e larjes së duarve nuk janë në dispozicion (mirëpo bëni kujdes nda disa brende të caktuara dezinfektuesish që kanë rezultuar toksik)
- ki kujdes për sipërfaqet që prek
- ki kujdes që të mos prekësh fytyrën, gojën ose sytë
- mbuloni gojën dhe hundën me një fasuletë ose bërryl kur kolliteni ose teshtini
Ju nuk duhet të udhëtoni nëse po përjetojnë ndonjë simptomë të coronavirus-it tani ose në 7 ditët e fundit, ose jeni duke qëndruar të vetë izoluar.
Para se të rezervoni një fluturim, kuptoni kërkesat e shëndetit publik në vendin ku po udhëtoni. Kur është e mundur, linja juaj ajrore do t’ju informojë për masat për të minimizuar transmetimin e coronavirus-it. Në përputhje me kushtet e tjera mjekësore, linjat ajrore kanë të drejtë të refuzojnë udhëtimin për këdo që ata besojnë se nuk është i përshtatshëm për të fluturuar.
Vini re shenjat udhëzuese të aeroportit, ku të uleni, nëse e keni të lejuar të qëndroni aty dhe të mbani maskë për fytyrën.
Kur është e mundur, bëni check-in në internet për të shmangur kontaktin ballë për ballë në aeroport.
Minimizoni çdo bagazh dore. Kjo do të shpejtojë nisjen dhe zbarkimin e po ashtu minimizon rrezikun e transmetimit. /Insajderi.com