Si t’i kombinojmë atletet me veshje festive

Si t’i kombinojmë atletet me veshje festive

Dashuria për takat është krejt ndryshe nga ajo që kemi për atletet. Këto të fundit, nuk ka asgjë që i zëvendëson, por shpesh për t’i dhënë pak më shumë hijeshi pamjes, “detyrohemi” të veshim këpucë të larta

Historikisht në mendjen tonë ka ekzistuar ideja se veshjet e mbrëmjeve apo ato festivet “nuk vishen me atlete”, por gjërat kanë ndryshuar.

Si t’i kombinoni jua themi ne, përmes stileve të VIP-ave.

1. Për t’u dukur kështu ndiq vetëm një rregull. Vishu aq bukur sa njerëzve të mos u shkojnë sytë fare tek këpucët.

2. Atletet e bardha duket sikur shkojnë me çdo veshje të mundshme. Sepse në fakt, shkojnë.

3. Vetëm se pantallonat e Bella-s janë “serioze” s’do të thotë se duan domosdoshmërisht taka.

4. Një xhaketë e gjerë e bën veshjen të duket super! Funksionon gjithnjë prandaj, mos hezitoni.

5. Veshjes festive s’keni pse i shtoni taka që ju sikletosin. Atletet e kryejnë funksionin e tyre edhe më mirë.

6. Kostumi i Gigi-it është sa sportiv aq edhe elegante. Bashkë me atletet dhe një grim të plotë, jeni gati për t’u shfaqur kudo!

7. Atletet e Selena-s shkojnë mrekullisht mirë me këtë kostum!