Si u dorëzuan politikanët gjerman para Grenellit në Gjermani dhe për çka e akuzoi atë nënkryetari i Bundestagut

Si u dorëzuan politikanët gjerman para Grenellit në Gjermani dhe për çka e akuzoi atë nënkryetari i Bundestagut

Ambsadori Grenell që do të jetë njeriu kryesor i dërguar nga Amerika për dialogun Kosovë-Serbi. Pos që njihet si “Trumpi i Vogël”, është njeri shumë kontrovers.

Ai ka një histori jo të këndshme me mediat, sidomos nga koha kur punoi si zëdhënës për Xhorxh Bushin.

I pasjellshëm, arrogant, i padurueshëm, ishin këto disa prej cilësive që ia kishin përshkruar gazetarët që punuan me të. Edhe përkundër këtyre përshtypjeve të gazetarëve, shteti amerikan atij i kishte besuar për afro tetë vite rolin e zëdhënësit të përfaqësisë së tyre permanente në Kombet e Bashkuara, e që llogaritet që është personi që ka qëndruar më së gjati në këtë pozitë.

Emërimi i tij në postin e Ambasadorit amerikan në Gjermani ishte i zorshëm, i stërzgjatur, pasi që jo të gjithë në Senat e votonin pa kundërshtime serioze emrin e tij. Por në fund u miratua duke e bërë atë zyrtarin që morri pozitën më të lartë në historinë e republikanëve që janë konservatorë e duke qenë haptazi i deklaruar homoseksual.

Por, me të shkuar në Berlin ai filloi telashet me shtetin gjerman aq sa politikanë të atjeshëm edhe haptazi kanë kërkuar që Grenell të dëbohet nga Gjermania.

Ai u akuzua nga nënkryetari i Bundestagut gjerman se po sillet si komisionar i një vendi pushtues dhe po ndërhynë në punët e Gjermanisë sovrane. Politikanë të tjerë gjermanë e kanë cilësuar Grenellin si një dështim i plotë diplomatik.

InDoks në këtë episod do të shikojë mundësitë se cka mund të prodhojë një marrëveshje e negociuar me mendësi biznesi nga nje politikan i njohur si “Little Trump” një dialog mes dy vendeve që 20 vite më pare kanë pasur luftë të përgjakshme/InsajderiInDoks