fbpx

Si u fut El Chapo në Evropë përmes bandave në Bullgari

Si u fut El Chapo në Evropë përmes bandave në Bullgari

Dega evropiane e kartelit famëkeq të karamele ‘El Chapo’ Guzman, tani po bashkëpunon me gangsterët rumunë për të kontrabanduar kokainë në Britaninë e Madhe, ka shkruar të hënën International Business Times.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) nuk ka treguar emrin e bandës rumune, por sipas mediave, në një deklaratë thuhet se banda ka “aftësinë për të importuar sasi të mëdha të kokainës në Brtianinë e Madhe, në baza javore”.

“Inteligjenca tregon se grupi rumun i krimit të organizuar, janë ende duke u furnizuar nga një grupi i krimit të organizuar meksikan, i lidhur me Sinaloa Cartel.”

Sipas agjencisë, konsiderohet si një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit të drogës në botë.

Sinaloa Cartel besohet së bën fitime të mëdha duke fituar një terren në tregun e kokainës, në Britaninë e Madhe, njofton OCCRP.

“Vlerësohet se ky rrjet i krimit të organizuar do të vazhdojë të furnizojë me vëllime të mëdha droge, të klasës A në Britani të Madhe,” tha Agjencia Kombëtare e Krimit.

Sinaloa Cartel drejtohet nga zotëriu i drogës Joaquin Guzman, i njohur me emrin “El Chapo”, i cili u arratis dy herë nga burgu maksimal i sigurisë. Ai u ekstradua në SHBA në janar të këtij viti dhe aktualisht jeton në izolim ndërsa pret gjyqin.

Aleanca e re e Sinaloa ngre shqetësime të sigurisë në pikat hyrëse për kamionë dhe anije të lidhura në  Britania e Madhe.

Në hetimet e mëparshme, Agjencia Kombëtare e Krimit gjurmonte kriminelët në Britaninë e Madhe, që kishin udhëtuar apo janë vendosur në Meksikë, për qëllime të lehtësimit për furnizimin dhe transportim të drogave./Insajderi.com