Para se të ekzistonin alarmet e orëve e edhe iPhonët, njerëzit kishin nevojë për një mënyrë që të zgjoheshin herët nga gjumi.

Si zgjoheshin njerëzit nga gjumi kur s’kishte orë me alarm?

Si zgjoheshin njerëzit nga gjumi kur s’kishte orë me alarm?

Para se të ekzistonin alarmet e orëve e edhe iPhonët, njerëzit kishin nevojë për një mënyrë që të zgjoheshin herët nga gjumi.

Mirëpo si?

Pa një zile vibruese para shtratit tënd, pa një zë të lartë që të të zgjojë nga gjumi, si do ta dije se ka ardhur mëngjesi?

Kohë më parë, kishte një punë që sot mund t’ju duket e pazakonshme. Trokitësi i dyerve ishte ai që i zgjonte njerëzit nga gjumi për të shkuar në punë. Para Revolucionit Industrial, kishte njerëz që me këtë punë e fitonin bukën e gojës. Ata ecnin nëpër rrugët e Britanisë së Madhe e të Irlandës dhe trokisnin në dritaret e njerëzve, për t’iu treguar se është koha që ta fillojnë ditën, shkruan Mirror.