Sigal Prishtina ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës Ballkanike ndaj ekipit bullgar Beroe, me rezultat 89:75.

Skuadra bardhekaltër e udhëhoqi takimin që nga minuta e parë e takimit, dhe me këtë fitore i afrohet kalimit në finale të Ligës Ballkanike.
Te Prishtina më i miri ishte Abukar me 26 pikë, i ndjekur nga Washburn me një pikë më pak. Ndeshja kthyese do të zhvillohet javën e ardhshme në Prishtinë. /Insajderi.com