Artikull i sponzorizuar

Siguria, kryefjalë e Dacia Sanderos së ri – veturës që shpëtoi jetë

Siguria, kryefjalë e Dacia Sanderos së ri – veturës që shpëtoi jetë

Dacia Sandero i ri ishte vetura që rrëmbeu gjithë vëmendjen së fundmi.

Kostoja e volitshme e sigurimit të veturës së prodhuesit Dacia falë distributorit të autorizuar, Auto Mita, bëri që interesimi të jetë i madh për këtë veturë.

Por, vetura që kushton sa një ajvar në ditë, nuk e ka çmimin si vlerën kryesore, por SIGURINË, në mesin e shumë atributeve që zotëron.

Video e postimit që zgjoi interesim të madh në faqen tonë. Jemi krenarë me sigurinë e veturave tona. Momenti i tërheqjes së veturës e cila ka rënë disa metra poshtë, në rrugën e rrezikshme Kaçanik – Elez Han. Vozitësi dhe 2 pasagjerët kanë dalur pa lëndime. Veturat e reja janë gjithmonë më të sigurta se ato të vjetra, për ju dhe familjen tuaj. Ndërsa ne do të vazhdojmë t'ju ofrojmë kushtet më të mira në treg që sa më shumë qytetarë të Kosovës të bëhen me veturë të re.#Dacia #AutoMita

Posted by Renault dhe Dacia – Auto MITA on Saturday, 20 October 2018

Këtë e vërteton edhe rasti i fundit që ndodhi në rrugët e Kosovës, ku Dacia Sandero i ri shpëtoi jetë.

Në rrugën e rrezikshme që mori shumë jetë, Kaçanik – Hani i Elezit, kohë më parë u aksidenua një Dacia Sandero i ri që filloi qarkullimin në rrugët e Kosovës nga Auto Mita.

Për arsye që ende nuk dihen, vetura ra në një thellësi dhjetra metra, ndërsa fatmirësisht, shpëtuan pa asnjë dëmtim dy personat që janë gjendur në këtë veturë.

Aksidentet ndodhin pavarësisht rrethanave në të cilat gjendeni, por është shumë e rëndësishme që vetura të jetë në gjendje që të shpëtojë jetën tuaj në rast se vjen deri te aksidenti.

Siguria është pra një prej atributeve më te vlefshme të Sanderos së ri, i cili mund të sigurohet nga ju falë distributorit të autorizuar, Auto Mita.

Interesimi për veturën që kushton sa një ajvar në ditë vazhdon të jetë shumë i madh. /Telegrafi/