fbpx

Siguria në internet dhe telefona- Këshilla 2019

Siguria në internet dhe telefona- Këshilla 2019

Këshilla për të siguruar telefonat spmartphone nga programe dashakeqe pa përdorur ndonjë antivirus. Antivirusi është një aplikacion i efektshëm për të mbajturtelefonin tuaj smartphone të sigurt nga aplikacione dashakeqe. Por kjo gjë zakonisht ka edhe një kosto ekstra. Ekzistojnë shumë marifete të tjera për të mbajtur të sigurt një telefon smartphone të sigurt nga programe dashakeqe ose për vjedhjen e të dhënave personale. Kështu pra, sot në këtë artikull do të shkruajmë për këshilla më të mira për sigurinë në telefonat smartphone Android. Sugjerimet e më poshtme do ju ndihmojnë të mbani të sigurt telefonat Andorid nga hakerat (hacker).

SIGURIA NE INTERNET TELEFONAT SMARTPHONE KESHILLA 2019

Ekziston një debat i madh në lidhje me superioritetin e që ka platforma iOS në lidhje me platformën Android. Por nëse jeni përdorues të Android atëherë duhet të zgjidhni nga një gamë e madhe antivirusesh. Studimet e fundit kanë treguar se programet dashakeqe (Malware) infektojnë sistemin e Android Security më shumë se sistemin e iOS. Kjo ndodh për arsyeje se Android është i bazuar në siste operativ me kodë të hapur ( Open source), dhe ka më shumë përdorues se iOS. Sipas një raporti në Broadband në “tortën e madhe”, për periudhën 2009-2018, Andorid kishte 7.3 ndërsa iOS kishte vetëm 6.3.

SI TË SIGUROJMË TELEFONAT CELULAR ANDROID

Gjëja e parë që duhet t’ju interesojë është një program që mund t’iu mbroj nga viruset dhe të siguroni telefon tuaj. Por duam t’iu themi se ka edhe metoda të tjera për të mbajtur të sigurt aparatin tuaj nga programet e dëmshme apo sulme të ndryshme. Prandaj si e përmendëm edhe më lart do ju japim disa këshilla për të mbrojtur telefonin tuaj celular nga programe të dëmshme. disa nga këto këshilla renditen më poshtë.

Këshillat më të mira për sigurinë e telefonit celular:

GJATË SHKARKIMIT TË APLIKACIONIT KONTROLLONI NËSE BURIMI ËSHTË I BESUESHËM

Kjo është gjëja e parë për të mbajtur të sigurt telefonin tuaj. Mundohuni gjithmonë të shkarkoni aplikacionet nga burime të sigurt, si mund të jetë Google Play Store. Të mendojmë se disa kanë mundur të vendosi aplikacione të dëmshme aty, çfarë mund të themi për vendet e tjera? Pra mos rrezikoni duke instaluar aplikacione nga uebsite të tjera.

KONTROLLONI GJITHMONË NËSE ËSHTË I AKTIVIZUAR MBROJTA E GOOGLE PLAY.

Aktivizoni gjithmonë Google Play Protecton pasi mund të skanoi për programe të dëmshme që mund të instalohen në sistemin tuaj.

Tregoni kujdes në autorizimin e lejeve që kërkon aplikacioni që instaloni. Kujdes para që të shtypni OK ose Pranoj, lexoni se çfarë qasje kërkon aplikacioni në aparatin tuaj. Prsh, nëse po instaloni një program për fjalor shqip shqip, dhe aplikacioni kërkon të ketë qasje në kamerën e telefonit, mikrofonin, fotografitë, numrat e telefonit dhe kontaktet tuaja duket që aplikacioni është i dyshimtë pasi nuk ka pse një aplikacion i tillë të ketë të drejtë të ketë qasje në këto. Mos u tundoni ta shkarkoni edhe nëse ka komente pozitive dhe shumë yje si vlerësim.

GJITHMONË MBANI TË PËRDITËSUAR SISTEMIN OPERATIV (OS ) TË PËRDITËSUAR.

Mos u bazoni tek thashethemet që çdo përditësim ngadalëson telefonin tuaj. Përditësimet e sistemit operativ nuk sjellim vetëm risi, por bëjnë edhe rregullime në lidhje me sigurinë. Sistemet operative të vjetra janë preh më e lehtë për hakerat që të infektojnë telefonin tuaj.

SHMANGNI LUNDRIMIN NË FAQE TË PANJOHURA.

Largojeni kuriozitetin për të parë anën e errët të internetit. Ato uebfaqe mund të kenë programe të fshehura, të cilat shfaqen si reklama dhe kur klikoni, viruset instalohen automatikisht në sistemin tuaj. Kujtoni gjithmonë shprehjen që kuriozitet e vrau macen. Morali? Mos jeni shumë kureshtarë për gjëra misterioze.

KUJTOHUNI TË BËNI DALJE ( LOGOUT ) NGA FAQET OSE APLIKACIONET.

Kujtohuni gjithmonë të shkëputeni nga aplikacionet apo shërbimet që bazohen në faqe pasi keni përfunduar përdorimin e tyre. Këtë bëheni pasi kjo mund t’u shtroi rrugën hakerave për të arritur lehtë tek informacionet tuaja. Shpesh përdorim rrjete sociale dhe e nënvlerësojmë të bëjmë dalje (logout) nga ato, një zakon shumë i keq ky.

SHMANGNI PËRDORIMIN E PËRDORIMIT WI-FI NË VENDE TË PANJOHURA.

Jemi të “uritur” për internet pothuajse gjatë gjithë kohës. Dhe me rastin e parë që shikojmë Wi-Fi duam të lidhemi dhe të lundrojmë në internet. Por kujdes, kjo është një gjë e rrezikshme. Mundohuni të mos tundoheni dhe të lidheni me rrjetet Wi-Fi të cilat nuk i njihni. Hakerat mund t’iu vëzhgojnë dhe të shikojnë se ku lundroni në internet por edhe të kontrolloi aparatin tuaj.

PËRDORNI GJITHMONË NJË VPN GJATË LUNDRIMIT NË INTERNET KUR PËRDORNI WI-FI.

Gjatë lundrimit të internet nga një burim Wi-Fi, sugjerohet të përdoret VPN. Kjo pasi një VPN kufizon çdo të tretë t’iu përgjoi.

GJITHMONË KUJDESUNI QË TË PËRDORNI NJË FJALËKALIM (PASSWORD) TË FORTË PËR INFORMACIONET TUAJA.

Për hakerat që mundohen të vjedhin informacionet personale, behët shumë më e vështirë nëse përdorni një fjalëkalim të fortë.

PËRFUNDIMI SIGURIA NE INTERNET TELEFONAT SMARTPHONE

Telefoni celular sot është një vegël e rëndësishëm për këdo. Çdo ditë bëjmë shumë ndërrime financiare ose informacione për të dhënat personale. Duhet të sigurohemi pra që ruajtja e të dhënave në aparatin tonë të jenë të sigurta. Nëse zbatojmë këshillat e lartë përmendura për siguria ne internet telefonat smartphone nuk ekziston asnjë shqetësim që programe dashakeqe mund të infektojnë sistemin tuaj. Kështu nuk do ju duhet as të instaloni një aplikacion antivirus.