Sikur për ndihma – Dyndje para bankës BPB për një pension

Sikur për ndihma – Dyndje para bankës BPB për një pension

Pensionistët që marrin pensionet në Bankën Private të Biznesit, këtë të enjte kanë pritur më shumë sesa zakonisht.

Në redaksinë e Insajderit lexuesit kanë dërguar fotografi nga pika e kësaj banke në Rahovec, se si të moshuarve u është dashur të presin me orë të tëra, pasi që banka i ka “detyruar” ata që t`i marrin pensionet përmes ATM e jo brenda bankës.

“Kjo bankë po i detyron me zor që pensionet e pleqve të tërhiqen vetëm në ATM. Duke e ditur që pleqtë nuk kanë njohuri të përdorimit të ATM ata janë të detyruar të presin me orë njerëz të cilët mund t`i ndihmojnë t`i tërheqin paratë”, tha qytetari që ka dërguar këto foto.

Ai madje ka treguar se i është dashur t`i bëjë 45 kilometra rrugë që të shkoj në Rahovec t`i ndihmoj gjyshit të tij të marrë pensionin.