Silva do të largohet nga City

Silva do të largohet nga City

Mesfushori Bernardo Silva, pritet që të largohet nga skuadra e Manchester Cityt gjatë kësaj vere, transmeton Insajderi.

“The Telegraph” ka shkruar të enjten se drejtuesit e Cityt, kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Silvan për ta financuar blerjen e një ylli në repartin e sulmit.

City po kërkon mbi 50 milionë euro për shitjen e tij dhe mësohet se interesimi nuk mungon.

Portugezi 26-vjeçar është pjesë e Cityt prej vitit 2017 dhe ka fituar tre tituj kampioni në Angli dhe ka kontratë me këtë klub deri në verën e vitit 2025.

Sezonin e fundit, Silva ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar shtatë herë në 45 ndeshje në të gjitha garat. /Insajderi.com