Simeone flet pas triumfit me Atleticon në La Liga

Simeone flet pas triumfit me Atleticon në La Liga

Pas një sezoni me shumë vështirësi, në fund Atletico Madrid ia doli të fitojë titullin kampion. Një sukses i madh për klubin madrilen, me në krye Diego Simeonen. Ky i fundit ka padyshim meritën kryesore për këtë skuadër që ka krijuar, njofton Insajderi.

Pasi u shpall zyrtarisht kampion, trajneri argjentinas e kishte të pamundur t’i mbante lotët, teksa kujtoi edhe miqtë dhe tifozët që kanë humbur jetën për shkak të pandemisë.

“Ka qenë një vit shumë i vështirë. Me miq dhe tifozë që humbën jetën nga pandemia. Këtë vit të fitonim titullin ishte ndryshe. Ishte një vit ndryshe për objektivat tanë, për punën tonë. Sot bota është në një situatë shumë të vështirë dhe shpresoj t’u kemi dhënë lumturi tifozëve”, tha Simeone. /Insajderi.com