Diego Simeone mund të largohet nga Atletico Madridi për të kaluar në Premierligën angleze.
Simeone mund të largohet nga Atletico, duke parë se është në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve, dhe në pozitën e katërt në renditjen tabelare të La Ligas.
Është pronari Evertonit Farhad Moshiri ai i cili e ka targetuar Simeonen si menagjerin e ardhshëm të skuadrës së tij, raporton Sky Sport.
Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e argjentinasit.