Simeone para ndeshjes ndaj Real Madrid: Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe

Simeone para ndeshjes ndaj Real Madrid: Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe

Sonte (e shtune), zhvillohet derbi madrilen dhe derbi i La Liga-s mes Real Madrid dhe Atletico Madrid, ndërsa para sfidës, tekniku i Atletico-s, Diego Simeone ka folur për mediat spanjolle, njofton Insajderi.

Simeone vlerëson maksimalisht Zinedine Zidane dhe thotë se ai ka qenë kampion si futbollist dhe vazhdon të jetë si trajner. “Askush nuk ka dyshime për këtë. Zidane ka bërë histori në fushë dhe vazhdon ta bëjë në stol. Atletico favorite? Ai ka mendimin e tij, ndërsa unë nuk do të komentoj mendimet e trajnerëve”, u shpreh fillimisht argjentinasi.

“Dua të zbresim në fushën e lojës për ta fituar këtë sfidë. Jam me shumë fat që kam futbollistë të rëndësishëm dhe që janë në gjendje optimale. Kemi punuar mirë dhe duhet ta tregojmë këtë gjë në fushën e lojës. Suarez? Vjen nga Koronavirusi dhe i duhet pak kohë për të gjetur formën e duhur. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe”, tha Simeone. /Insajderi.com