Simmons: Ndjekja penale e kriminelëve serbë nga BE-ja të jetë kusht i dialogut

Simmons: Ndjekja penale e kriminelëve serbë nga BE-ja të jetë kusht i dialogut

Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it në Kosovë, Malcolm Simmons, ka deklaruar se ndjekja penale nga Bashkimi Evropian e serbëve që kanë kryer krime në Kosovë duhet të jetë kusht i dialogut, përcjell Insajderi.

Në një postim në Twitter, Simmons ka pyetur se pse BE-ja po ndjek penalisht vetëm ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por jo kriminelët serbë.

“BE po ndjek penalisht ish-komandantët e UÇK-së, por jo ata të etnisë serbe që kanë kryer krime lufte në Kosovë? Pse? Ndjekja penale e atyre me përkatësi etnike serbe DUHET të jetë kusht i dialogut Serbi-Kosovë”, ka shkruar ai.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala, po mbahen në Hagë, pasi po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte./Insajderi.com