Sinan Hoxha mohon përsëri thashethemet për shtatzëninë e bashkëshortes

Sinan Hoxha mohon përsëri thashethemet për shtatzëninë e bashkëshortes

Sot në mediat vendore, qarkulloi lajmi se këngëtari Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani, janë në pritje të ëmbël, njofton Insajderi.

Burime për “ABC News” thanë se këngëtari dhe partnerja e tij do të bëhen prindër për të dytën herë, madje zbuluan edhe gjininë e fëmijës, djalë.

Si rrjedhojë, këngëtari reagoi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram sa i përket fjalëve që po qarkullonin.

“Nuk është e vërtetë”- ka shkruar Hoxha në Instagram-in e tij, duke lënë të kuptohej se çifti nuk po presin fëmijë.

Në, fakt kjo nuk është hera e parë që Sinani u desh të reagonte publikisht për thashetheme të tilla. Në vitin 2019, qarkulloi po i njëjti lajm, ndërkohë që reagimi i Hoxhës në atë kohë ishte më epik: “Unë që fle me Andrrën çdo natë s’di gjë, portalet e dinë. Ç’të them, ishalla vjen një fëmijë tjetër kur ta ketë shkruar Zoti dhe jo gazetarët”.

Sinani dhe Andrra janë prindër të një djali 4-vjeçar të quajtur Ansi. /Insajderi.com