Sindikata e Llotarisë së Kosovës, kërkon të krijohet ligj i veçantë për Llotarinë

Sindikata e Llotarisë së Kosovës, kërkon të krijohet ligj i veçantë për Llotarinë

Sindikata e Llotarisë së Kosovës ka kërkuar nga qeveria që sa më parë të inicohet ligji i vecantë për llotarinë.

Përmes një komunikate për media kjo sindikatë ka deklaruar se janë të indinjuar me neglizhencës që sipas tyre i kanë bërë insitucionet, pas ndalimit të lojërave të fatit.

Sindikatë njofton se nga koha kur është miratuar ligji janë zhvilluar takime dhe shkresa të shumta u janë dërguar institucioneve relevante, mirëpo deri tash nuk është marrë asnjë iniciativë për hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovë, ashtu siç është premtuar.

“Nga takimet e realizuara me të gjitha grupet parlamentare ato kanë shprehur gatishmërinë në përshpejtimin e nxjerrjes së ligjit, por inicimi që duhet të merret nga Institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk është ndërmarrë ende”.

“Punëtorët e Lotarisë së Kosovës janë tejet të shqetësuar dhe të indinjuar me këtë neglizhencë të Institucioneve përkatëse për çka pakënaqësinë e tyre do ta shprehin edhe me anë të protestave”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate.

Si ndërmarrje publike ku aksionare dhe pronare është Qeveria e Republikës së Kosovës,

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kërkojnë nga Qeveria si aksionare që të përmbush obligimet që i takojnë si pronare e saj.

“Apelojmë tek Institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të iniciojnë sa më parë ligjin e veçantë për Lotarinë e Kosovës dhe të mos na detyrojnë të ndjekim rrugët tjera për realizimin e të drejtave tona, por vetëm përmes rrugëve institucionale ashtu siç kemi vepruar deri më tani”, thuhet më tej.